VIDEO/ Kokalari: Çitaku dështoi në misionin e saj me Grenëll! Shumë afër me ata që janë në Hagë

E ftuar në Çim Peka Live, aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari ka folur edhe për aktivitetin diplomatik 5 vjeçar të Vlora Çitaku si ambasadore në Ëashington DC.

Sipas Kokalarit, çitaku dështoi në misionin e saj dhe me deklaratën e saj kundët Grenëll, e shfrytëzoi për vota personale në zgjedhje.

Kokalari: Mua më vjen keq se ne shqiptarët jemi gati të hedhim baltë mbi çdo person. Gjatë atyre dy ditëve të para kur të tërë folën dhe dhanë mendime, unë pashë individë si Vlora Çitaku e cila ka qënë për 5 vjet ambasadore e Kosovës në Ëashington DC. Ka qënë aty gjatë periudhës kur u arrit marrëveshja Kosovë-Serbi dhe ka pasur kohë dhe mundësi ta ftonte dhe ta njihte Grenëll me muzikën shqiptare, me ushqimin shqiptar dhe me për më tepër me historinë. Mund ti kishte dhënë një libër të Noell Malcom, ‘Kosovo, short history’, një libër i vogël shumë i mirë. Kjo është puna e ambasadorëve të krijojnë lidhje me administratën dhe ti shpjegojnë vuajtjen tënde. Çitaku këtë nuk e bëri por në një moment doli dhe i dha një leksion publikisht, që dukej më shumë për të fituat votat e veta dhe jo për ti thënë Grenëll diçka. Sepse ajo po të ishte diplomate shumë e mirë, mund ta kishte ftuar dhe tja kishte thënë privatisht Grenëll, duke ditur se Grenëll sic ka ndihmuar konservatorët në Shqipëri ashtu ka ndihmuar edhe ata që sot janë në Hagë dhe Vlora Çitaku është shumë afër me ta. Ajo është diplomatja më e lartë e cila për pesë vite me radhë gjëja që duhet të kishte bërë ishte të edukonte sa më shumë persona në Kongres për historinë, vuajtjen e Kosovës, luftën e Kosovës, përdhunimet e 20 mijë vetëve, vrasjet e civilëve, vëllezërit Bytyçi, por ajo nuk e bëri. Ajo dështoi!/ A.Z/