Kadilli: Kryesia të ringrejë PD-në për të mposhtur sundimtarin Rama

Ish-kandidati për kryetar të PD-së Fatbardh Kadilli, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se Kryesia duhet që të ringrejë Partinë Demokratike.

Kadilli theksoi se vetëm duke ringritur PD-në e shtuar  anëtarësinë, mund të mposhtet sundimtari Rama.

“Kryetari i partisë duhet që të zgjidhet një mandat. Nëse nuk bëhet kryeministër, duhet të ikë. Në PD duhet frymë. Duhet të forcohemi dhe të bashkohemi që të mundim sundimtarin Rama.

Raportet e analizës janë zhgënjyese, me thënë të drejtën. Kryesia ka përgjegjësi për ringritjen e PD-së e duhet t’i marrë realisht këto përgjegjësi mbi supe. Një kryetar partie duhet të krijojë frymë që mund të fitojë zgjedhjet dhe është e mundshme kjo gjë, patjetër”, deklaroi Kadilli.