U largua nga Tirana, Kristi Vangjeli pranë firmës me skuadrën kryeqytetase

Kristi Vangjeli ishte një nga lojtarët që u largua nga Tirana gjatë kësaj merkato. Mbrojtësi me shumë eskperiencë pas dy sezonesh me bardheblutë ku fitoi edhe titullin kampion është gati për të nisur një aventurë të re.

Sipas “Zëri.info”, 35-vjeçari është pranë firmës me Prishtinën, skuadrën e Superligës së Kosovës. Marrëveshja mes palëve është mbyllur dhe në ditët në vijim pritet që Vangjeli të prezantohet te skuadra kryeqytetase.

Kjo do të jetë esksperienca e tij e parë në kampionatin e Kosovës dhe mbrojtësi ka zgjedhur të veshë sërish uniformën badheblu, por këtë herë të Prishtinës.