U kap në banesën ku kultivohej kanabis/ Ja si i riu shqiptar kujdesej për drogën në ndërtesën 4-katëshe

Pasi u kap nga policia duke u kujdesur për 213 bimë narkotike, një 19-vjeçar shqiptar është dënuar me tetë muaj burg në Britani.

Shqiptari Drilon Zelaj 19 vjeç kishte kultivuar lëndën narkotike në 6 dhoma në një banesë 4-katëshe, raportojnë mediat vendase.

Arrestimi i tij u bë në muajin maj, ndërsa sot gjykata vendosi për fatin e tij.

I riu shqiptar në fillim mohoi prodhimin e kanabisit por më vonë ndryshoi deklaratën e tij.

Prokurori Ken Green tha se Zelaj, një shtetas shqiptar, nuk kishte dënime të mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Oficerët e policisë shkuan në adresën ku banonte i riu shqiptar, por askush nuk ia hapi derën. Më pas ata hynë nga dera e pasme, ku edhe bënë të mundur arrestimin e Zelajt. Droga kultivohej në 6 dhomat e banesës 4-katëshe, duke vjedhur edhe energjinë elektrike. Gjurmët e gishtave të shqiptarit u gjetën kudo në banesë, ndërsa ai kishte edhe një frigorifer ku kishte siguruar edhe ushqim të mjaftueshëm.

Zelaj në fillim tha se ai ishte i detyruar të mbante bimët, pasi ishte kërcënuar nga njerëz që nuk i njihte. Fabrika e prodhimit të drogës nuk ishte e ndërtuar nga ai, por kishte rolin që të kujdesej për të.