Përleshje në burgun e Kumanovës, 4 të lënduar

Ditën e djeshme, një përleshje mes të dënuarve ka ndodhur në burgun e Kumanovës, në Kshanje.

Sipas mediave vendase, përleshja fizike me mjete të forta ka ndodhur mes tetë të burgosurve, ku katër janë lënduar.

“Përleshja ka ndodhur midis tetë personave, katër prej të cilëve morën lëndime nga mjete të forta, përfshirë një polic i burgut” njoftoi drejtoria e burgut të Kumanovës.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa kanë nisur hetimet për rastin.