OKB ngre alarmin: Mbyllja e shkollave nga koronavirusi rrezikon një katastrofë gjeneratash

 

Mbyllja e shkollave të lidhura me Covid-19, e cila prek ende më shumë se 156 milionë studentë në nëntëmbëdhjetë vende, nuk mund të zgjasë më, përndryshe do të jetë një katastrofë gjeneratash. Është ky alarmi i dhënë nga dy organizatat e kombeve të Bashkuara Agjencitë e Kombeve të UNESCO dhe UNICEF .

“Kanë kaluar tetëmbëdhjetë muaj nga fillimi i epidemisë Covid-19 dhe arsimimi i miliona fëmijëve vazhdon të ndërpritet. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Shkollat duhet të mbyllen të fundit dhe të parat që rihapen” , thonë në një deklaratë të përbashkët drejtorët e përgjithshëm të UNICEF, Henrietta Fore dhe të UNESCO-s, Audrey Azoulay.

Për këta dy zyrtarë, rihapja e shkollave nuk mund të presë fundin e pandemisë, as vaksinimin e të gjithë nxënësve dhe stafit, dhe mund të kryhet “në mënyrë të sigurt”, veçanërisht pasi shkollat nuk janë ndër vendet kryesore të shumimit të virusit, thonë ata.

 “Për të shmangur një katastrofë brezash, ne i nxisim politikanët dhe qeveritë të vendosin përparësinë e rihapjes së sigurt të shkollave. Mbyllja e shkollave rrezikon të ardhmen tonë vetëm për të ruajtur në mënyrë të pasigurt të tashmen tonë,” përfundojnë ata.