FOTO/ Pushuesi rrezikon mbytjen në det, momenti kur shpëtohet nga rojet

Një pushues është shpëtuar sot në plazhin e Shëngjinit nga një roje bregdetare, i cili rrezikonte të mbytej.

Sipas burimeve, vrojtuesi i plazhit Robert Neçaj ka parë një burrë të kthyer përmbys duke pirë ujë dhe menjëherë ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë, nëpërmjet reaniminit kardio-pulmonar, duke e rikthyer atë në jetë.

Ndërkohë për ndihmë më të specializuar, ka mbërritur edhe autoambulanca, duke e dërguar në Spitalin e Lezhës.