VIDEO/ ‘It’s Coming Rome’, nga Bonucci te Donnarumma imitojnë parullën e famshme të anglezëve

Gëzim i çmendur në dhomat e zhveshjes italiane në fund të finales të fituar kundër Anglisë, një ndeshje që i dha Italisë titullin e kampionëve të Euro2020.

Lojtarët, nga Bonucci te Donnarumma, kënduan “It's Coming Rome”, duke imituar parullën e famshme “Po vjen në shtëpi”, që shoqëroi Anglinë gjatë gjithë Kampionatit Evropian, me Britanikët që shpresonin të rikthenin trofeun atje ku u shpik futbolli.