Plasin polemikat tek Anglia, lojtari: Doja të gjuaja penallti, por s’më lanë

Përzgjedhja e gjuajtësve të penalltive nga trajneri Gareth Southgate për ndeshjen kundër Italisë në finalen e “Euro 2020” po kritikohet me të madhe.

Rashford, Sancho dhe Saka gabuan nga pika e bardhë dhe kjo ka bërë bujë të madhe në Angli.

“Nëse ju jeni Sterling ose Grealish, nuk mund të qëndroni të ulur dhe tua lini penalltitë disa fëmijëve t’i gjuajnë”, ka shkruar “Sky Sport News” në Twitter.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Grealish, i cili ka thënë se ka kërkuar të gjuajë një penallti.

“Kërkova ta merrja një edhe unë. Ai ka marrë shumë vendime të drejta përmes këtij turneu dhe ai bëri edhe në finale. Por nuk lejoj që njerëzit të mendojnë që nuk doja të merrja një penallti, kur unë e doja një”, ka shkruar Grealish.