VIDEO/ Nuk shkuam dot në Euro 2020?! Por ne hymë ndër 16 më të fuqishmit e botës për Rafting!

Kombëtarja shqiptare e Futbollit nuk arriti të shkojë dot në Euro 2020, por një Kombëtare tjetër djemsh të fuqishëm shqiptarë arriti të hyjë në 16 ekipet më të forta të një Kampionati Botëror që u zhvillua më 3 korrik në Francë: “Albanian Eagle”, ekipi i djemve të Rafting të Shqipërisë, ekipi i djemve që përshkojnë lumenjtë më të rrezikshëm me fuqinë e krahëve.
 
Kjo fitore e tyre, që nuk bëri bujë ashtu siç do të bënte Kombëtarja e Futbollit, moti gjithë vëmendjen në emisionin e sotëm “Kafe Shqeto” në SYRI TV.
 
Moderatori Flavio Qarri ftoi në studio, pak pas kthimit nga Kampionati Botëror i Rafting 2021 mbajtur në Francë,  dy nga luftarakët, Ali Spatharën dhe Behar Zeqon.
 
“Çuna, - tha Qarri, - letrat thonë se merreni me rafting, po dukeni si futbollistë të rinj të talentuar, të përshtatshëm dhe simpatikë. Megjithatë, ju keni zgjedhur sport tjetër apo jo?! Aliu është kapiteni i ekipit, që ka talentin po ka dhe trashëgiminë.
 
Aliu: “Po, ky është rasti im, e kam të trashëguar që i vogël nga familja këtë pjesë…”.
 
Behari: “Kurse unë kam 6 vjet që ushtrohem për këtë profesion apo sport, që është me shumë rrezik dhe i bukur; është si futbolli, po kur hyn rreziku, ka adrenalinë. Ne bëjmë rafting në kanionet e Skraparit. Federata jonë ka rreth 17-18 vjet që bën rafting në kanione. Bëjmë grupe shumë të mëdha, deri në 180 turistë në ditë që i shoqërojmë në kanionet e Skraparit 12 km, po fati i keq që Osumi është një lumë që ka filluar e shteron dhe mbaron shumë shpejt, kështu që në këtë kohë ne bëjmë eksplorime, kurse Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë. Aty, në 12 km raftin, ka adrenalinë të parë…Po ashtu, ne shkojmë dhe në Sarandë, në lumin Bistricë.
 
Por të shkoje në Kampinatin Botëror, ishte kënaqësi, ishte emocion i paparë. Në 30 vende që merrnin pjesë, 60 skuadra, ne arritëm të hyjmë në 16-tëshe.”/
Ndiqni përshkrimin e plotë të lundrimit drejt Kampionatit Botërore të Rafting, të dy sportistëve krenarë/ ar.sh/SYRI.NET