Tension dhe racizëm/ Tifozët sulmojnë lojtarët për heqjen e medaljeve

Anglia nuk ia doli që të fitojë ndaj Italisë në një finale dramatike të Europianit.

Tensionet pas ndeshjes ishin të forta. Kjo për shkak se lojtarët që humbën penalltitë u sulmuan nga tifozët anglezë. Tonet raciste të përdorura ndaj tyre shqetësuan edhe kreun e qeverisë, Boris Johnson.

Por tifozët mbetën të pakënaqur edhe me faktin se disa prej lojtarëve anglezë zgjodhën ta heqin medaljen e vendit të dytë direkt sapo u dorëzohej nga kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Shumica e lojtarëve e hoqën medaljen direkt. Sipas Daily Mail, tifozët që po shihnin këtë gjë, thanë se ishte fyese.

Sipas tyre, lojtarët nuk po jepnin një shembull të mirë për fëmijët që po ndiqnin skenat.