Angli-Itali, ngjarja e tretë më e ndjekur në Britani pas Botërorit 1966 dhe varrimit të Princeshës Diana

Më shumë se 31 milion shikues në Britani panë humbjen e Anglisë ndaj Italisë në finalen e Euro 2020 në BBC ose ITV mbrëmjen e djeshme.

Kishte një audiencë të kombinuar maksimale prej 31.1 milion shikues në të dy kanalet tokësore britanike.

Kjo ishte ngjarja e tretë më e shikuar televizive në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, pas finales së Kupës së Botës 1966 në 32.3 milion dhe varrimit të Princeshës Diana në Shtator 1997 me 32.1 milion.

Shifra e përgjithshme e audiencës për transmetimin e mbrëmshëm mund të rritet edhe më shumë, pasi të lëshohen statistikat për ata që transmetojnë lojën në internet në BBC iPlayer ose ITV Hub.