Salud! - Spanjollet që po prodhojnë verë, shfrytëzojnë intuitën për t’u ngjitur në majë

"Unë mendoj për verërat e mia si për fëmijët e zbathur që kanë nevojë për dashuri dhe kujdes", thotë prodhuesja e verës Marta Casas, duke mbajtur gotën e saj lart, në dritë. Poshtë saj, vreshtat e Penedès rrotullohen pothuajse në det, por ajo mund të jetë praktikisht kudo në Spanjë.

Ashtu si luftuan në fushën mashkullore të kulinarisë së lartë, një numër në rritje i grave spanjolle po kërkojnë karrierën në prodhimin e verës, me tre herë më shumë kurse në enologji krahasuar me 10 vjet më parë. Kjo mori impuls në 2018 kur Almudena Alberca u bë mjeshtërja e parë femër e verës në Spanjë, një nga vetëm 149 në botë.

Nuk ka dyshim se ato janë të mira në të, shumë të mira, në fakt pyetja është, a janë ato më të mira se burrat?

"Ne jemi më të duruara se burrat në përgjithësi", thotë Anna Cannan, enologe në Clos Figueras në Priorat. "Unë gjithashtu do të thoja se gratë janë më të përpikta, por ky është një përgjithësim".

"Ne jemi më të rafinuara, më të sakta dhe më të durueshme", thotë Bárbara Palacios, emri i familjes së të cilit është praktikisht sinonim me “ rioja”. "Duhet të kalosh kohë në mes të hardhive, për të kuptuar se çfarë  kanë nevojë ato, si është toka."

"Gratë janë intuitive dhe ne jemi kurioze", thotë María Larrea, e cila drejton një ekip të gjithë femrave me gjashtë enologe në të famshmen kantinë CVNE në La Rioja. "Ne jemi gjithashtu këmbëngulëse dhe prodhimi i verës nuk është diçka që e bën në kohë të shkurtër. Duhet shumë durim por në fund të fundit ka të bëjë më shumë me personalitetin sesa gjininë. ”