E hënë - e martë, rifillon rritja e temperaturave

Gadishulli i Bballkanit po ndikohet nga vlera normale të presionit atmosferik duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm në vendin tonë në fillimin e javës.

E hënë, 12 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare ku në skajet veriorë do të ketë shi të izoluar. Era do të jetë  me drejtim Veri- Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të  jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       19/33°C

Zona e ulët         21/37°C

Zona bregdetare  22/33 °C

Kosova, e hënë, 12 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu me stuhi. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 16°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 34°C.

E martë, 13 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë  me drejtim Jug- Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       19/35°C

Zona e ulët         20/38°C

Zona bregdetare  22/36 °C/Sipas RTSH