FOTO/ E hëna nis me shi dhe shtrëngata, ja zonat e rrezikuara

Stina e verës me ditë me diell dhe temperatura relativisht të larta do të vijojnë edhe për javën që presim përpara.

Megjithatë, java nis me ditën e Hënë ku moti parashikohet fillimisht i kthjellët, por nga orët e mesditës në ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash.

Në zonën e veriut dhe qendrës këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokalisht në formë shtrëngatash.

Në relievet malore në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër.