A po pret familja mbretërore djalin trashëgimtar?

Elia në një intervistë për “Revista Who”, ka treguar planet përsa i përket të ardhmes.

 

“Jo vetëm nga familja e Princ Lekës, por që në maternitet nga stafi përseritej urimi më një djalë! Eshtë argëtuese, pasi tregon se ende djali shihet me përparësi në shoqërinë tonë dhe mua më duket si një urim që vjen si eko e nje kohë tjetër. Për ne të dy nuk ka asnjë ndryshim, vajzë apo djalë, fëmija është njësoj bekim nga Zoti”, thotë Elia. 

 

Po kur mendojnë Elia dhe Leka të bëhen prindër për herë të dytë? 

Këtë çifti nuk e ka vendosur akoma pasi është herët dhe e gjithë energjia e tyre është përqëndruar tek Geraldina.

 

“Do dëshironim që Geraldina të ketë një vëlla ose motër, por është ende shpejt per ta menduar konkretisht kohën e përshtatshme. Për momentin energjia jonë është e përqëndruar te Geraldina. Do donim që të mos i mungojë për asnjë çast përkushtimi dhe vëmendja jonë, ndaj bebja e dytë ndoshta do presë pak”, përfundoi ajo.