Finalja/ Anglia fiton pjesën e parë, Italia e çoroditur nga zhurma në ‘Wembley’

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Kampionatit Europian mes Italisë dhe Anglisë.

Përfaqësuesja e “Tre Luanëve” po fiton me rezultatin 1-0 në sfidën më të rëndësishme për historinë e futbollit për Mbretërinë e Bashkuar, shkruan SYRI.net.

Goli i avantazhit u shënua në minutën e 2’ nga Luke Shaw. Mbrojtësi i Manchester United shkundi rrjetën duke finalizuar aksionin e bukur të përfaqësueses angleze.

Të presim fraksionin e dytë e cila do të jetë vendimtare për fatet e takimit.