Çfarë ndodhi në Vlorë, policia jep detaje të reja nga përplasja

Fillimisht u raportuar për krisma armësh.

Më pas nga hetimet e policisë, rezultoi se ishte një sherr me sende të forta, ku një person përfundoi në spital me dorë të thyer dhe një tjetër në polici.

Burime zyrtare nga Policia e Vlorës kanë bërë të ditur se ka pasur një sherr mes dy personave, në fshatin Grabian të Vlorës, në zonën e Llakatundit.

Në dëshminë e tij në polici 21-vjeçari me inicialet G, R., pretendon se në fshatin Llakatund të Vlorës kushëriri u gruas e ka qëlluar me pistoletë duke mos e kapur asnjë nga plumbat.

Ai pohon se sa ka parë 28-vjeçarin me inicialet E. B., të nxjerrë pistoletën është hedhur nga motori ku ka thyer dhe dorën.

Por nga deklarimet e mëpasshme të Policisë së Vlorës ka rezultuar se personi në fjalë nuk është qëlluar me pistoletë dhe ngjarja nuk ka ndodhur siç ka pretenduar ai.

Më saktësisht në vendngjarje policia e Vlorës nuk ka gjetur asnjë gëzhojë teksa raporton për një konflikt mes tij dhe kushëririt të gruas.

Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:10, në fshatin Grabjan, Vlorë, dyshohet se shtetasi E. B., 28 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar fizkisht me shtetasin G. R., 21 vjeç, i cili ka dëmtime në krahë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. B.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.