‘Më qëlloi kushëriri i gruas me pistoletë’/ Çfarë ndodhi sot në Vlorë

‘Më qëlloi kushëriri i gruas me pistoletë'. Kjo ka qene deshmia e pare e nje personi qe kishte shkuar ne spital.

Siç raporton gazetari i SYRI TV në qytetin bregdetar, një person ka rënë nga motori me të cilin po udhëtonte.

Personi me inicialet S. B., është paraqitur në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore pasi kishte thyer dorën.

Në dëshminë e tij në polici ky shtetas pretendon se në fshatin Llakatund të Vlorës kushëriri u gruas e ka qëlluar me pistoletë duke mos e kapur asnjë nga plumbat.

Ai pohon se sa ka parë personin të nxjerrë pistoletën është hedhur nga motori ku ka thyer dhe dorën.

Por nga deklarimet e mëpasshme të Policisë së Vlorës ka rezultuar se personi në fjalë nuk është qëlluar me pistoletë dhe ngjarja nuk ka ndodhur siç ka pretenduar ai.

Më saktësisht në vendngjarje policia e Vlorës nuk ka gjetur asnjë gëzhojë teksa raporton për një konflikt mes tij dhe kushëririt të gruas.

Konflikt ku janë goditur me shkelma grushte dhe me sende të forta.