Noizy dhe G-Bani nën hetim/ Policia njofton mbi ngjarjen e ndodhur...

Policia e Shtetit ka shtrirë kontrollet në të gjithë territorin bregdetar të vendit.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrolleve, uniformat blu, kanë konstatuar 2 subjekte që mbanin muzikë përtej orës së lejuar.

 

Subjekti i parë ishte në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy. Ndërsa subjekti i dytë i proceduar është Indrit Deti, administrator i një tjetër lokali.

Gjithashtu, për të dy subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit dhe për “Prishjen e qetësisë publike”, të përcaktuara në aktin normativ.