Ngjarje e pazakontë/ Gëlltiti qesen me kanabis, polici hero i shpëton jetën

Një burrë në Ohio, SHBA, ka gëlltitur një qese kanabis në momentin që është ndaluar nga patrulla e policisë, nga frika se do ia zbulonin.

Nga kjo ngjarje, burri për pak sa nuk ka humbur jetën.

Sipas “Channel 3”, videoja është publikuar në “Facebook” nga Patrulla e Shtetit të Ohios, ku tregon oficerin Charles Hoskin i cili ndalon një makinë dhe i afrohet dritares së shoferit. Pasi oficeri i afrohet makinës, ai dëgjohet duke e pyetur burrin se a mund të merrte frymë dhe për pak çaste i dyshuari del nga automjeti, ndërsa oficeri kryen manovrën “Heimlich” për t’ia nxjerrë qesen me kanabis.

Pas disa tentativash nga polici, qeshja me hashash fluturon nga goja e burrit.

“Një objekt i gëlltitur siç është një qese me kanabis, mund të bllokojë rrugët tuaja të frymëmarrjes por edhe është një kërcënim serioz. Sa më gjatë të qëndrojë brenda, aq më shumë ka mundësi që të shkaktojë çarjen e muskulit dhe t’u sjellë probleme serioze. Nuk do ta rekomandoja kurrë gëlltitjen e qeseve të kanabisit. Një qese është një shkelje e vogël, prandaj më mirë paguani gjobën sesa të mbysni vete”, ka thënë Dr. Rayan Marino, një toksikolog mjekësor nga Universiteti Mjekësor.