FOTO/ Rrokulliset minibusi, 12 të vdekur në Turqi

Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku kanë humbur jetën 12 persona dhe 20 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ndodhi në krahinën Van të Turqisë lindore gjatë mesnatës së ditës së sotme, ndërsa një minibus ka humbur kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge e më pas mori flakë.

Forcat e zjarrëfikses kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por gjithsesi aksidenti ishte fatal për 11 pasagjerët.

Minisbusi po transportonte emigrantë të paligjshëm, ndërsa identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, forcat e policisë kanë ndaluar shoferin e minibusit.