", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/July/11/auto_7-71626022112.png", "width": 900, "height": 473 } }

Neymar: Humbja më lëndon, Messi shijoje titullin

Neymar ka reaguar pas humbjes në finale të Kupës së Amerikës ndaj Argjentinës.

Sulmuesi brazilian që u shpall lojtari më i mirë i turneut ka reaguar pas humbjes, ndërsa edhe ka uruar Messin për trofeun e parë me përfaqësuesen e Argjentinës.

“Humbja më lëndon, është diçka që ende nuk kam mësuar të jetojë më të. Dje, kur humba, shkova të përqafojë lojtarin më të mirë në histori që e kam parë duke luajtur. Mikun dhe vëllain tim Messi, u ndjeva keq dhe i thashë: “Ti fitove ndaj meje”, ndihem shumë keq që humba. Por, ky djalë është i mrekullueshëm. Kam respekt të madh çfarë ka bërë për futbollin dhe sidomos për mua. E urrej humbjen. Por, shijoje titullin tënd, futbolli ishte duke pritur për këtë moment. Urime miku im”, shkroi Neymar në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by NJ 10 ?? (@neymarjr)