EMRI/ Humb jetën punëtori në Mirditë, e zuri korenti kur po shtronte kabllorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Mirditë.

Energjia elektrike i ka marrë jetën një të riu, i cili ishte duke punuar në fshatin Sheshaj.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Aurel Dedaj.

I riu ishte duke shtrirë telat e një kabllori lokal kur e ka zënë korenti.

Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar për në komisariat 34-vjeçarin me inicialet F. R., administratori i kompanisë që po kryente punimet.

Policia Mirditë/ Informacion paraprak

Më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj,Mirditë dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi A.D.,34 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F. R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.