Turqi/ Nuk i rezistoi dot vapës, i riu bujk kthen kamionin në pishinë

Vapa ka bërë që njerëzit të gjejnë mënyra të tjera për të përballur temperaturat e larta që kanë përfshirë një numër të madh vendesh në mbarë botën. I tillë është edhe rasti i Gokhan Karaman, një turk i cili e ka kthyer kamionin e tij në pishinë.

Karaman jeton në Antalia, dhe profesioni i tij është bujk, por vapa ia kishte sjellë në majë të hundës, aq sa mendoi ta shndërronte në pishinë karrocerinë e mjetit të tij.

Ky veprim ka marrë vëmendjen e gjithë mendrave turke, për të cilat ai është shprehur:

“Unë merrem me bujqësi. Në kemi punuar së bashkë me babanë tim për 17 vjet. Unë jam lodhur nga nxehtësia që është mbi 40 gradë për disa ditë. Pastaj, një ide e tillë më erdhi në mendje. Unë e ktheva trupin e kamionit në pishinë”.