VIDEO/ Masakra mjedisore, Xhaferaj: Skenari i plehrave mafioz, Ra-morra duhet të investigohet

Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferaj, në një intervistë në Syri Tv, me gazetaren Klaudia Karabolli, foli për masakrën mjedisore në Durrës.

Xhaferaj theksoi se skenari i plehrave është mafioz, duke shtuar se Ra-morra duhet që të investigohet.

“PD ka denoncuar me fakt skandalin e inceniratorëve. Skenari i plehrave kriminal dhe mafioz. Po përsëritet ajo që ka ndodhur me Camorrën në Napoli të Italisë. Për Napolin kishim Kamorrën, në Shqipëri e sidomos në Durrës kemi Ra-morrën. PD ka vite që denoncon, kurse Rilindja bën fasada e pas fasadës ka vetëm krime.

Turistët shikojnë situatën dramatike dhe turistët duan të ikin. Është e neveritshme dhe e papranueshme që qytetarët në Kavajë e në Durrës mos të kenë qytet të pastër. Ne jemi në pritje që SPAK të veprojë, SPAK veproi mirë që arrestoi zyrtarë në Lushnjë e është e nevojshme që të ndërhyjë edhe në Durrës. Rama-morra për Durrësin duhet të investigohet me patjetër”, u shpreh Xhaferaj.