Plehrat mbytin pushuesit në plazhin e Golemit/ Bashkia hesht përballë pushuesve e banorëve

Pushuesit e Golemit vazhdojnë të mbyten prej një jave nga plehrat, ndërsa Bashkia Kavajë nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e tyre. E njëjta situatë si në plazh raportohet edhe në qytetin e Kavajës, ndërkohë që Partia Demokratike denoncon se ky është një skenar i mafies së plehrave dhe i bën thirrje SPAK për hetime të menjëhershme.

Nga SYRI TV

Situata e mbetjeve në Golem mbetet kritike prej një jave, ku pavarësisht apelit të banorëve dhe turistëve, Bashkia e Kavajës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për pastrimin e tyre.

Pamjet që shohim, shoqërojnë përditshmërinë e qytetarëve dhe turistëve, të cilët janë të detyruar të jetojnë me ndotjen dhe me frikën e sëmundjeve të ndryshme. Ish futbollisti Andi Lila, shprehet se më shumë se paaftësi e pushtetit vendor, kjo situatë duke një skenar i mafies së plehrave.

Një lojë e tillë me kërcënimin e shëndetit të qytetarëve u krye edhe nga Bashkia Durrës, e cila mbyti qytetin me plehra derisa kaloi në këshill bashkiak vendimin për t’i çuar plehrat në inceneratorin e Klodian Zotos në Sharrë.

Një situatë e tillë është përsëritur dhe në Bashkinë Peqin, ndërkohë që Partia Demokratike i ka kërkuar SPAK të hetojë mbi këto skenarë, para se pasojat për ambientin dhe shëndetin e njerëzve të jenë të parikuperueshme.