Pamje të rralla LIVE/ Miliarderi britanik fluturon sot drejt hapësirës

Biznesmeni i njohur britanik Richard Branson, pritet të përmbushë sot një nga ambiciet më të mëdha të tij, duke fluturuar në kufi të hapësirës.

Ai u nis këtë të dielë me raketën e kompanisë së tij “Virgin Galactic” drejt hapësirës deri në lartësinë kur qielli bëhet i zi dhe horizonti i Tokës nis të përkulet në distancë.

Branon thotë se do ta vlerësojë vetë këtë eksperiencë, që së shpejti synon të shndërrohet në një biznes të dërgimit të turistëve në hapësirë.

Një udhëtim në hapësirë me këtë kompani do të kushtojë rreth 250.000 dollarë.

Branon nuk do të jetë i vetëm më këtë udhëtim, por do të shoqërohet nga dy pilotë dhe tre pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit.

‘Virgin Galactic’ do ta transmetojë ‘LIVE’ këtë event.

“Ky është një moment i madh për Virgin. Është një moment i madh për industrinë hapësinore komerciale. Por edhe një moment i madh për Sir Richard Branson, që po tregon se nëse ndjek ëndrrat, mund të kesh një impakt të madh në botë. Sot ne hapim rrugën drejt hapësirës për të gjithë. E imagjinon dot të jesh aty lart dhe të shohësh poshtë në Tokë, duhet të jetë një ndjesi e mahnitshme”, tha ‘CEO’ i kompanisë.