Shoferi hyn me makinë në mes të tregut në Austri e përplas 13 vetë, 3 në gjendje të rëndë

Një makinë ka hyrë në një treg në Austri dhe ka plagosur 13 persona.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Abacisë së Shën Florianit në jug të Linzit. Të paktën tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Shoferi 87 vjeç është po ashtu mes të lënduarve.

Zëdhënësi i policisë Clemens Lehner tha se nuk dihet saktësisht se përse makina ka dalë nga rruga.

Policia austriake është duke hetuar këtë rast, për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.