VIDEO/ Fitoi trofeun e parë me Argjentinën, por ja çfarë gafe bëri Messi në fund të ndeshjes...

Argjentina ka mundur 1-0 Brazilin në Maracana dhe është kthyer të fitojë Copa America pas 28 vitesh.

Ky ka qenë edhe triumfi i parë i Leo Messit me kombëtaren e tij. Argjentinasit kanë mposhtur rivalët historikë falë një goli të bu kur të Angel Di Maria-s në minutën e 22-të të pjesës së parë.

Në minutat e fundit të takimit, më saktësisht në të 88-ën, Messi ka patur mundësinë ta mbyllë ndeshjen, por ka gabuar në mënyrë të pabesueshme para portierit Ederson.