FOTO/ Rita Ora pozon e zhveshur teksa i uron fitoren Anglisë

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, në finalen e “Euro 2020” mbështet Anglinë dhe këtë e ka treguar me anë të publikimeve në rrjete sociale.

 

Ora pak orë para finales mes Anglisë dhe Italisë, ka postuar dy foto në “Instagram” ku shfaqet e zhveshur dhe është mbuluar vetëm me një fanellë të skuadrës së Anglisë.

 

“Po vjen në shtëpi, P.s gjeta një buqetë me lule dhe e vendosa për foton e dytë. Shumë fat”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.