E pabesueshme/ Shfaqet perëndia gjatë stuhisë në det

Një stuhi ka pushtuar bregdetin e Sussex-it Lindor, e sipas ‘BBC’ në ato momente është shfaqur fytyra e perëndisë “Neptun”.

Neptuni, latinisht ‘Neptunus’, ishte perëndi romake që sipas mitologjisë i përkiste ujërave të ëmbla dhe detit. Në mitologjinë greke njihet si Poseidoni.

Fotoja e ‘fytyrës’ së Neptunit në Britani, u kap nga fotografi i ‘BBC’, Jeff Overs në Newhaven, gjatë kësaj jave. Momenti u kap rastësisht kur dallgët po përplaseshin me murin gjatë stuhisë.

“Është një goditje e drejtpërdrejtë dhe nuk e kam  manipuluar aspak imazhin. Valët po përplaseshin nga era e fortë dhe herë pas here formonin modele objektesh apo fytyrash dhe ky fenomen quhet ‘pareidolizën’”, është shprehur Overs.