EMRAT-FOTO/ Vrau dy shqiptarët me ndihmën e xhamajkanit, jepet dënimi për 43-vjeçarin

Një shqiptar dhe një shtetas nga Xhamajka janë shpallur fajtor për vrasjen e tmerrshme e brutale të kryer ndaj dy shqiptarëve në veriun e Londrës në dhjetor 2019.

Besnik Berisha, 43 vjeç dhe xhamajkani Kaziku Tueisana, 33 vjeç përballë Krimeve të Rënda në Old Baili u shpallën fajtor për ekzekutimin e Arbër Feskos dhe të Shkëlqim Pajës.

Masa e dënimit pritet që të jetë burgim i përjetshëm e mund të lexohet më datë 16 korrik 2021.

Berisha kishte miqësi me Shkëlqim Pajën, por kjo shoqëri ishte trazuar, për shkak të një borxhi prej 15 mijë paundësh të dyshuarit për vrasje.

Shkëlqimi dhe Arbëri kishin shkuar të takojnë Berishën, e ky i fundit ishte nën shoqërinë e xhamajkanit.

Besnik Berisha kishte blerë lëndë djegëse e doreza, ndërsa ka edhe dëshmitarë si u bë vrasja.