Mos dilni nga shtëpia/ Anila Hoxha e TCH ironizon ‘aksionet’ e Ramës dhe Veliut

Gazetarja Anila Hoxha vazhdon të ironizojë aksionet e policisë.

Pas ultimatumit të Ramës se policia duhet të reformohet në 100 ditë, gazetarja e TCH ironizon çdo ditë aksionet e policisë.

Ja çfarë shkruan sot në Facebook, Anila Hoxha:

QENDRO në shtëpi ndryshe do bëhesh statistike e 100 diteshit !!!

Dita e katërt e afatit ... luftë krimit të organizuar me titra.

Konkurs i paparë midis drejtorive policore.

LEZHA: ushtron dhune fizike ndaj bashkeshortes, policia e arreston

Berati: ndalohet nje shtetase per mos kallzim krimi, arrestohen kater persona per drejtim mjeti ne menyre te parregullt. Dy te tjere procedohen

Durresi: procedohen dy shtetas që transportonin lende drusore ne menyre te paligjshme

Kukesi: operacioni Kepi, arrestohet kryeplaku i Gur- Kalise per kultivim droge

KORCA: goditet nje rast i armembajtjes pa leje

DURRES prapë: procedohen per muzike dy administratore

HIMARE: ndertoi pa leje, arrestohet

ELBASANi: u konstatua me muzike te larte pas orarit, procedohet administratori

VLORE: vijon puna për monitorimin e zbatimit te masave kufizuese për parandalimin e perhapjes se Covidit, procedohet administratori i picerise për 5 kliente qe u gjeten ne subjekt

SHKODRA: vijon operacioni Gjysem finalja

LUSHNJA: ushtron dhune ndaj bashkeshortes, arrestohet

Dridhet toka edhe krimi

Korrupsioni dhe zengjini

Po e lufton policia

Ki kujdes , mos di nga shtepia