FOTO/ Nuk do ta besoni si është shndërruar Zogu i Tiranës

Hermes Nikaj, një ditë më parë ka festuar ditëlindjen dhe ka publikuar disa foto, në të cilat ka tërhequr shumë vëmendje me ndryshimin e tij drastik.

Moderatori vuan prej më shumë se një viti masën e ‘arrestit në shtëpi’.

 

I detyruar nga rrethanat, Zogu i Tiranës ka realizuar një set fotografik me miqtë e tij, në një ambient të mbyllur.

Ajo çfarë bie në sy është modeli i tij i flokëve të gjata dhe me gërsheta dhe ambienti i zbukuruar me tullumbace, tortë, lule si dhe nuk kanë munguar as kartëmonedhat euro.

 

Hermes Nikaj akuzohet se siguronte vajzat për klientë në hotele dhe banesa të ndryshme dhe u arrestua në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës së bashku me një 47 vjeçar nga Laçi.