Regjistrohen 14 raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2 976 testime dhe janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus.

Prej rasteve të reja 8 janë në Tetovë, Gostivar 3, Shkup 2 dhe 1 në Strugë.

ISHP po ashtu regjistroi 2 pacientë të shëruar dhe asnjë të vdekur.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 155.797 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 150.126 janë shëruar dhe 5.487 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 184 raste aktive me COVID-19.