Humb jetën një çiklist në rrugën Strazh – Gostivar

Në një aksident që ndodhi sot pasdite në rrugën Strazhë – Gostivar humbi jetën një çiklist.

Aksidentin në SPB Tetovë është paraqitur në ora 13:30. Sipas informacioneve të para, në rrugë është goditur çiklisti A.O nga Vrapçishti, i cili ka humbur jetën.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu Prokurori Publik dhe ekipi i Stacionit POlicor Gostivar.

55 vjeçari i cili ka marrë pjesë në aksident dhe që ka drejtuar automjetin me tabela të Shkupit është marrë për procedurë të mëtejshme.