Emri/ Po lahej në liqenin e fshatit Xarë, mbytet një person

Një burrë është mbytur, pasi po lahej në liqenin e fshatit Xarë në Sarandë.

Viktima është shtetasi Sotir Koloi, rreth 60 vjeç. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 15:10, në liqenin e fshatit Xarë, Konispol, është mbytur duke u larë në liqen shtetasi S. K., rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.