", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/July/11/auto_scaloni-messi1626010956.png", "width": 900, "height": 575 } }

Copa America, Argjentina: Lionel Messi luajti finalen i dëmtuar!

Pas fitimit të finales së Copa America ndaj Brazilit (1-0) natën e kaluar, trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni zbuloi se kapiteni i tyre Lionel Messi kishte luajtur i dëmtuar në këtë supersfidë, vetëm për të mbështetur shokët e skuadrës.

“Të dini që Messi ka luajtur i dëmtuar, të bën do ta duash edhe më shumë. Kurrë nuk mund të gjeni një zëvendësues për një lojtar të tillë, edhe kur ai luan i dëmtuar. Messi mori një goditje të fortë në gjysmëfinale kundër Kolumbisë.

“ Ky trofe do të thotë shumë për të. Ai u përpoq shumë herë, por ja doli vetëm tani. Ai nuk nxitoi, përkundrazi. Ai është gjithnjë më i miri. Do të pyesja të gjithë brazilianët nëse Messi me të vërtetë ka nevojë të fitojë një kupë për të qenë më i madhi, ” tha tekniku  43-vjeçar.