VIDEO/ Dendias krenohet me marrëveshjen e tij me Ramën, që i merr detin Shqipërisë

Në një listë të gjatë të punëve të tij gjatë dy viteve qeverisje, ministri grek i Punëve të Jashtme ka renditur edhe marrëveshjen e detit me Shqipërinë. Sipas video-mesazhit, marrëveshja për 12 miljet detare që mund ti merren shqipërisë dhe të shkojnë në favor të shtetit grek, është një sukses për qeverinë e Mitsotakis.

Nga SYRI TV

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias bëri një bilanc të punës së tij në krye të diplomacisë dy vite nga marrja e detyrës.

Institucioni që ai drejton ka bërë një raport përmbledhës që fillon me mesazhet “Ne po forcojmë pozicionin e Greqisë në skenën ndërkombëtare”.

Në videomesazh paraqitet një fragment nga fjalimi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Parlament i cili shprehej “Greqia po zgjerohet duke u bazuar në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Ligjin për Detin“.

“Kreu i ekzekutivit grek në deklaratën e tij të gushtit të vitit të kaluar i referohej marrëveshjes së pjesshme të demarkacionit për detin me Egjiptin, me Italinë dhe marrëveshjes me Shqipërinë, për të cilën dy vendet ranë dakord për ta çuar në Gjykatën e Hagës” shkruan mediat greke.

Video-mesazhi nga Dendias vijon me Ankaranë “Ne iu përgjigjëm me vendosmëri çdo sfide” shprehet ministri i Punëve të Jashtme, ndërsa sfond pasqyrohet konflikti me Turqinë.