VIDEO/ Mijëra peshq hidhen nga aeroplanët në liqene

Autoritetet në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dritën e gjelbër, që nga aeroplanet, të hidhen peshq të shumtë në ujërat e liqeneve.

Kjo, për të bërë të mundur ruajtjen e diversitetit dhe botës shtazore, sidomos për të mos pasur zhdukje të llojeve të peshqve të caktuar.

Siç shihet nga pamjet, me mijëra peshq hidhen nga aeroplanët në ujërat e liqeneve.

Mbushja e liqeneve me peshq përmes aeroplanëve, është parë si metoda më e mirë dhe e shpejtë e transportimit të tyre drejt ujërave të rrezikuara.