Pas një viti pandemik, rikthehen shfaqjet e modës në Paris

Shtëpitë e modës në Francë po kthehen në pasarelë këtë javë, pas më shumë se një viti krize, që ka përmbysur industrinë.

Vetëm gjashtë nga 72 marka që përbëjnë kalendarin zyrtar të modës në Paris do të paraqesin shfaqje të drejtpërdrejta, përfshirë edhe dy emra të mëdhenj Dior dhe Hermes.

Një përpjekje kjo e ngjashme me kthimin në Milano, ku vetëm Dolce-Gabbana, Etro dhe Armani nga 47 marka ofruan shfaqje të drejtpërdrejta për Pranverë / Verë 2022.

Nju Jorku nuk do të kthehet në formë fizike deri në Shtator, ndërsa Java e Modës së Londrës ka mbetur gjithashtu dixhitale deri më tani.

Edhe në Paris, shumë emra të mëdhenj po qëndrojnë brenda kufijve të ekraneve të kompjuterëve, duke përfshirë Louis Vuitton, Dries Van Noten, Loewe dhe Tom Browne.

Për fundjavë në Sarandopor, dhjetëra të rinj promovojnë bukuritë e natyrës në Leskovik

Pascal Morand, presidenti i Federatës Franceze të Modës së Lartë dhe Modës, i tha AFP se kishte "një dëshirë shumë të fortë për t'u kthyer në trupin fizik".

"Nuk do të jetë një formë ose tjetra. Do të jenë të dyja dhe është një shenjë e inovacionit," këmbënguli ai.

KJo javë ka rikthyer edhe Jean Paul Gaultier, gjashtë vite pas u përqendrua vetëm në modën e lartë. Koleksioni i parë - i cili riinterpreton veshjet e marinarëve do të jetë në dispozicion në internet në fund të javës.

Modelja amerikane Bella Hadid paraqitet në fushatën e koleksioneve, duke përfshirë koleksionin e ri "unisex, gjithëpërfshirës".

Ekipi krijues ka "ringjallur" linjat e gatshme të veshjes së Gaultier, shtoi ai.

Shfaqjet e modës së lartë, gjithashtu me stilistë të ftuar, do të rifillojnë në Paris në korrik.