Rrëzohet autobusi në Turqi, së paku 12 njerëz të vdekur

Një autobus që po transportonte migrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, u rrëzua në lindje të Turqisë, duke shkaktuar vdekjen e së paku 12 personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve.

Aksidenti ndodhi në qarkun Muradije të provincës Van, pranë kufirit të Turqisë me Iranin.

Burimet lokale i thanë agjencisë së lajmeve Reuters së autobusi u kap në flakë, pasi ra në një hendek.

Identiteti i viktimave nuk është ende i qartë. Pronari i autobusit u ndalua nga autoritetet, raporton Rel.

Turqia është pikë kryesore tranziti për migrantët që duan të arrijnë në Evropë.

Shumica e migrantëve nga Irani, Afganistani dhe Pakistani e kalojnë në këmbë kufirin Iran-Turqi, përpara se të transportohen më në perëndim, në qytete të tilla si Stambolli dhe Ankaraja.