VIDEO/ Urbani i Tiranës së Re del nga rruga, lëndohen dy pasagjerë

Një urban i linjës së Tiranës së Re ka dalë nga rruga pranë ish-Stacionit të Trenit, dhe për pasojë janë lënduar lehtë dy pasagjerë.

Siç shikohet edhe në pamje, urbani ka qenë i mbushur përplot me pasagjerë, të cilët kanë zbritur pas përplasjes së mjetit.

Njoftimi i policisë:

Tek ish stacioni i Trenit, një mjet autobuz, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.