Masakra e Srebrenicës, Basha: Në parlamentin e ardhshëm, PD rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar një shenim në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës.

Ai ka paralajmëruar në mesazhin e tij se PD do të paraqese një rezolutë për të dënuar genocidin serb në Srebrenicë por edhe në Kosovë.

Ja postimi i plotë:

Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin @pdshqiperi do të paraqesë në Kuvend një rezolutë.