Rreh vajzën e mitur dhe e bën për spital, arrestohet një person në Mitrovicë

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Mitrovicë. Një shtetas u prangos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së mitur.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe është dërguar në strehimore. Të dyshuarit i është bërë test alkooli, ku ka rezultuar se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.