Zhduket një vajzë në Gjakovë

Një vajzë e mitur nga fshati Orize në Gjakovë është zhdukur.

Rastin në polici e ka raportuar babai i saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri  për vendndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.