Aksidenti tragjik në Gramsh, arrestohet në spital shoferi i minibusit

Mbrëmjen e sotme, shoferi i minibusit Arjol Xhepexhiu, që u përfshi në aksidentin e rëndë në Gramsh është arrestuar nga policia. 

Sipas informacionve për Syri.net, urdhri i ndalimit i është komunikuar në spital ku po merr trajtim.

Si pasojë e aksidentit tragjik humbi jetën 30-vjeçari Ledian Lami si dhe u plagosën 9 pasagjerë të tjerë.