Ndaloi në servis se iu ça goma, grabitet gjykatësi italian në Durrës

Në mes të pikut të sezonit turistik, një gjykatës italian ka rënë pre e një grabitjeje në zonën e Golemit në Durrës.

Sipas raportimeve për mediat, gjyqtari e ka lënë makinën në një servis pasi gjatë rrugës i është çarë goma e makinës, e aty, i kanë vjedhur paratë e dokumentet.

Italiani, gjykatës në Bari, ndodhej me pushime në Shqipëri.

Ai e ka denoncuar ngjarjen në polici, ndërkohë që Policia po punon për identifikimin e autorëve të grabitjes. 

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, një shtetas italian kallëzon se gjatë kohës që ka ndaluar pasi mjeti me të cilin po qarkullonte ka pësuar një difekt teknik, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash.

Nga ana e Policisë është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.