Bllokohet rruga Kukës –Shishtavec/ Dhjetra automjete të bllokuara nga rrëshqitjet masive të dheut

Si pasojë e rreshjeve të shumta të shiut mbasditen e sotme, rruga Kukës –Shishtavec është bllokuar.

Dhjetëra makina të cilat përdornin këtë aks janë bllokuar deri në lirimin e rrugës nga prurjet dhe rrëshqitjet e dherave.

Nga pamjet e siguruara nga Syri Tv dhe Syri.net, dallohet se si uji ka vërshuar në rrugët e qytetit të Kukësit, duke përmbytur bizneset e tekstileve.